Reagon Komuna e Mamushës: Harxhuam 7 mijë euro për akomodimin e mysafirëve, jo të zyrtarëve komunal

Reagon Komuna e Mamushës: Harxhuam 7 mijë euro për akomodimin e mysafirëve, jo të zyrtarëve komunal

Komuna e Mamushës ka thënë se tenderi i dhënë të enjten me qëllim “Akomodimin e mysafirëve me rastin e Komunës së Mamushës”, ka të bëjë vetëm me akomodimin e mysafirëve nga jashtë që ftohen nga komuna.

Përmes një reagimi ndaj Gazetës Online Insajderi, Komuna e Mamushës ka reaguar ndaj artikullit të publikuar me titull “Vizita e zyrtarëve të Mamushës në Prizren i kushton shtetit 7 mijë euro”. Komuna në fjalë thotë se në këtë lajm është keqkuptuar natyra e prokurimit.

Insajderi ka raportuar një ditë më parë se Komuna e Mamushës ka dhënë tender për akomodimin e zyrtarëve komunal në hotelin “Centrum” të Prizrenit.

Komuna e Mamushës ka konfirmuar dhënien e tenderit prej rreth 7 mijë eurosh, por siç kanë thënë ata, këto para janë harxhuar për të akomoduar mysafirët e komunës.

“Duke filluar nga titulli që ia keni dhënë lajmit, është keqkuptuar natyra, sepse ne nuk e kemi iniciuar këtë procedurë për të bërë vizitë zyrtarët e Komunës së Mamushës në Prizren, por kjo procedurë është shpallur në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, me qëllim të akomodimit të mysafirëve të cilët vijnë nga shtetet e ndryshme për ta vizituar Komunën e Mamushës me qëllime të ndryshme si: Donator, investitor të ndryshëm, binjakëzimi i Komunës tonë me Komuna tjera në Republikën e Turqisë, Republikën e Shqipëri etj..”, thuhet në reagimin e Komunës së Mmaushës.

“Pra sikur ua sqaruam më lartë, qëllimi i prokurimit nuk është vizita e Prizrenit apo akomodimi i zyrtarëve tanë në hotel por akomodimi i mysafirëve e cila nënkuptohet edhe nga vetë titulli i kontratës në fjalë”, thuhet në reagimin e komunës.

Në reagimin e saj, Komuna e Mamushës thotë se “tenderi nuk ka qenë një burimor por është keqkuptuar nga Insajderi, sepse në tender ka konkurruar vetëm një operator ekonomik.”

“Përndryshe tenderi ka qenë i hapur dhe është publikuar në portalin e KRPP-s. Për informimin tuaj, kontrata një burimore është procedurë me negociata me vetëm një operator ekonomik, në rastet kur nuk ofrojnë furnizime, shërbime dhe punë të ngjashme operatorë tjerë”, thuhet në deklaratën e komunës.

“Gjithashtu paragrafi ne te cilin shkruhet se nuk është bërë e ditur arsyeja  se cila është vizita është i pa vërtetë, sepse në nenin  II.1.4) Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës në njoftimin për dhënie të kontratës, është dhënë sqarimi  se ‘Lënda e kësaj Kontrate është shërbimi për akomodimin e mysafirëve me rastin e vizitës së Komunës së Mamushës’”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com

Reagimi i plotë i Komunës së Mamushës:

Duke pasur parasysh se në këtë lajm janë thënë shumë të pavërteta, dhe është keqkuptuar natyra e prokurimit me nr. 626/17/010/236, jemi të detyruar që të reagojmë kundër këtij shkrimi dhe të sqarojmë, natyrën e prokurimit për akomodim të mysafirëve me rastin e vizitës së Komunës së Mamushës.

Duke filluar nga titulli që ia keni dhënë lajmit, është keqkuptuar natyra, sepse ne nuk e kemi iniciuar këtë procedurë për të bërë vizitë zyrtarët e Komunës së Mamushës në Prizren, por kjo procedurë është shpallur në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, me qëllim të akomodimit të mysafirëve të cilët vijnë nga shtetet e ndryshme për ta vizituar Komunën e Mamushës me qëllime të ndryshme si: Donator, investitor të ndryshëm, binjakëzimi i Komunës tonë me Komuna tjera në Republikën e Turqisë, Republikën e Shqipëri etj.

Pra sikur ua sqaruam më lartë, qëllimi i prokurimit nuk është vizita e Prizrenit apo akomodimi i zyrtarëve tanë në hotel por akomodimi i mysafirëve e cila nënkuptohet edhe nga vetë titulli i kontratës në fjalë.

Edhe sa i përket vlerës së kontratës në nenin IV.5) Informacione mbi vlerën e kontratës është sqaruar se vlera e përgjithshme e kontratës është  7,490.00 € e cila është paraparë që të realizohet për një periudhë 12 mujore.

Më poshtë në shkrimin tuaj keni shkruar se: tenderi për procedurën në fjalë ka qenë një burimor, gjë e cila nuk është e vërtetë. Në njoftimin për dhënie të kontratës në nenin III.3.1) Publikimet paraprake në lidhje me kontratën e njëjtë, është dhënë sqarimi se: Njoftimi për kontratë   është bërë me datë  14.04.2017 të cilin, mund ta gjeni në portalin e KRPP-s.

Pra nuk qëndron fakti juaj se ka qenë kontratë njëburimore por është keqkuptuar nga ju sepse ka konkurruar vetëm një Operator Ekonomik, përndryshe tenderi ka qenë i hapur dhe është publikuar në portalin e KRPP-s. Për informimin tuaj, kontrata një burimore është procedurë me negociata me vetëm një operator ekonomik, në rastet kur nuk ofrojnë furnizime, shërbime dhe punë të ngjashme operatorë tjerë.

Gjithashtu paragrafi ne te cilin shkruhet se nuk është bërë e ditur arsyeja  se cila është vizita është i pa vërtetë, sepse në nenin  II.1.4) Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës në njoftimin për dhënie të kontratës, është dhënë sqarimi  se “Lënda e kësaj Kontrate është shërbimi për akomodimin e mysafirëve me rastin e vizitës së Komunës së Mamushës”

Andaj, kërkojmë mirëkuptimin tuaj që të publikoni reagimin tonë në mënyrë që opinioni publik të informohet drejtë në lidhje me prokurimin në fjalë si dhe të mos ketë pasoja në imazhin e Komunës së Mamushës.