Reagon kryetari i NISMA-s në Shtime: Nëse Limaj kthehet në PDK, mua nuk do të më ketë prapa

Reagon kryetari i NISMA-s në Shtime: Nëse Limaj kthehet në PDK, mua nuk do të më ketë prapa

Fehmi Hysenaj, kryetar i Partisë NISMA, dega në Shtime, ka reaguar pas deklaratave të Muharrem Nitaj i cili ka thënë se po flitet për një kthim të mundshëm të Fatmir Limajt në PDK, shkruan Insajderi.

Hysenaj ka thënë se nëse Limaj kthehet në PDK, atë nuk do ta këtë më prapa përkundër asaj që ai është njeriu që më shumti i beson.

“Ecim para me vlera të reja që po fuqizohen përherë e më tepër ” ka shkruar Hysenaj.

Muharrem Nitaj që është deputet i AAK-së ka deklaruar se po dëgjon fjalë që Fatmir Limaj, kryetar aktual i NISMA-s, të kthehet në partinë e dikurshme, PDK./Insajderi/