Në një status në rrjetin e tij social Facebook, në lidhje me dënimin e Darko Tasiq, i cili ka kryer krime lufte në Kosovë, ka reaguar edhe kryetari i OVL-së Hysni Gucati, njofton Inajderi.
Ai është shprehur se dënimi që i ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prizren, Darko Tasiqit, është shumë i vogël në raport me krimet që ka kryer ai në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Reagimi i tij i plotë:
“Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një̈ dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare së bashku me forcat policore dhe paraushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë̈ e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk pajtohemi me vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren që ka shqiptuar një̈ dënim shumë të vogël për krimet mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë̈ civile shqiptare. Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar”. /Insajderi.com