Reagon LDK: Bateritë e PDK-së prodhojnë zhvatje të pasurisë

Reagon LDK: Bateritë e PDK-së prodhojnë zhvatje të pasurisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas një videospoti të publikuar sot nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ku shfaqet një makinë-lodër me bateri të harxhuara – me të cilat portretizohej LDK.

Përmes një komunikate për medie, LDK ka thënë se bateritë e PDK-së, që po ashtu shfaqeshin në videospot si bateri të mbushura dhe energjike, prodhojnë lakmi për zhvatje të pasurisë.

“’Bateritë e reja’ të tyre kanë prodhuar lakmi të pafund për zhvatje të pasurisë, që është provuar me skandale keqpërdorimi si ai i PTK-së apo tenderi i pasaportave”, njofton LDK.

LDK ka thënë se “kujt i janë mbaruar bateritë, ka treguar më së miri, ‘tërheqja taktike’ prej qeverisë dhe dorëzimi i ‘Fillimit të ri’ mesnatën e frikës prej humbjes përfundimtare të pushtetit”.

Sipas LDK-së, ky spot është bërë me para të qytetarëve të Kosovës.

“Një spot televiziv, si duket i përgatitur përpara lidhjes së koalicionit të mesnatës me paratë e taksapaguesve kosovarë, është shpërndarë sot nëpërmjet mediave sociale”, thotë LDK. /Insajderi.com

Videospoti i publikuar sot nga PDK-ja: