Reagon Limaj për vrasjen e Qerim Kelmendit

Reagon Limaj për vrasjen e Qerim Kelmendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje.

“Familjes Kelmendi, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Qerimit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Qerim Kelmendi u vra pas mesnate në mënyrë makabër, ku sipas familjarëve njëherë e ekzekutuan pastaj ia dogjën trupin në veturë./ Insajderi.com