Reagon menaxheri i Vëllaznimit në lidhje me lajmet për largimin e kryetarit Cana

Reagon menaxheri i Vëllaznimit në lidhje me lajmet për largimin e kryetarit Cana

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se kryetari i Vëllaznimit, Agim Cana është larguar nga klubi gjakovar.

Madje një futbollist në kushte anonimiteti i kishte thënë Telegrafit se Cana i kishte mbetur tri paga borxh futbollistëve.

E pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar menaxheri gjeneral i klubit, Besnik Gojani.

Në një prononcim për Gazeta Sheshi, Gojani ka thënë se Cana është pjesë e klubit dhe do të rikthehet në Gjakovë më 18 korrik.

“Nuk është e vërtetë që Agim Cana është larguar nga klubi. Më 18 korrik Agim Cana rikthehet në Gjakovë nga pushimet si kryetar i klubit”, tha Gojani për Gazeta Sheshi.

Tutje menaxheri i Vëllaznimit ka thënë se klubi u ka borxh vetëm një pagë futbollistëve dhe atë do ta shlyej së shpejti.

“Jemi duke e formuar skuadrën për edicionin e ri dhe së shpejti vendosim edhe për shefin e shtabit teknik. Gjithashtu do të bëhemi një bord që do t’ia lehtësojmë punën kryetarit Cana”.

“Dashakëqijtë e Vëllaznimit flasin, ndërsa klubi u ka futbollistëve vetëm një pagë borgjë dhe atë do ta shlyejmë së shpejti”, përfundoi Gojani.