Reagon presidenti i klubit nga Serie A në lidhje me Super Ligën Europiane

Reagon presidenti i klubit nga Serie A në lidhje me Super Ligën Europiane

Të shumtë kanë qenë drejtuesit e klubeve, që me deklaratat e tyre, kanë dalë kundër krijimit të Super Ligës Europiane, njofton Insajderi.

Një ndër ta është presidenti i Crotones, Giani Vrena. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, në lidhje me zhvillimet e fundit ai u shpreh:

“Ka ardhur fundi i futbollit në Itali. Nëse aspekti ekonomik mbizotëron në dëm të konkurrencës, bota e futbollit do të humbasë gjithë e më shumë sharmin e saj. Pas ligjit të Melandrit, klubet e vogla kanë filluar të humbasin më shumë terren. Tani ky vendim për të krijuar një Super Ligë jashtë UEFA-s mund të jetë fatal,” shtoi ai.  Klubi kalabrez që militon në Serinë A do të marrë pjesë në takimin e sotëm të Ligës. /Insajderi.com