Reagon presidenti Thaçi pas vdekjes së 2 personave nga Koronavirusi

Reagon presidenti Thaçi pas vdekjes së 2 personave nga Koronavirusi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, reagoi pas vdekjes së dy pacientëve me koronavirus në vend, duke i shprehur ngushëllime familjarëve.

Kreu i shtetit shtoi se beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar, ndërsa apeloi qytetarët që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve tanë, si pasojë e virusit COVID19, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tyre. Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar. Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja. Ruani veten dhe familjet tuaja. Kështu e ndihmoni edhe personelin shëndetësor”, ka shkruar Thaçi në Facebook.