Reagon Rusia pas fajësimit për sulmin kimik në Siri

Reagon Rusia pas fajësimit për sulmin kimik në Siri

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se nuk është gjetur asnjë dëshmi se në të vërtetë pati sulm me armë kimike në Douma të Sirisë.

Sipas burimeve mjekësore siriane, u raportua se dje pati sulm kimik ndaj civilëve ku si pasojë të paktën 70 persona kishin mbetur të vdekur.

Lavrov tha se specialistët rusë dhe punonjësit e ndihmës kishin vizituar zonën, të cilën luftëtarët rebelë kanë nisur ta lënë pas një marrëveshje dorëzimi.

SHBA dhe Franca kanë kërcënuar Assad-in në një “përgjigje të përbashkët”.

Pamje nga vendi i sulmit me armë kimike, teksa banorët hidhnin ujë mbi të prekurit nga helmi