Reagon Sabri Fejzullahu pas tërmetit në Kroaci: Lutem që numri i viktimave të jetë sa më i vogël

Reagon Sabri Fejzullahu pas tërmetit në Kroaci: Lutem që numri i viktimave të jetë sa më i vogël

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter, ka prekur Kroacinë.

Ky tërmet ka shkaktuar dëme të mëdha, ku shumica e njerëzve kishin dalë edhe nga ndërtesat e tyre nga paniku, teksa një moment pati edhe shkëputje të energjisë elektrike.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, këngëtari i skenës shqiptare ka ndarë dhimbjen me ndjekësit e tij duke bërë lutje që numri i viktimave të jetë sa më i vogël.

“Populli dhe politikanët kroatë na kanë përkrahur dhe ndihmuar shumë në kohëra të vështira ne shqiptareve në Kosovë. Lutemi që të mos ketë më fatkeqësi nga ky tërmet që e goditi sot. Gjithë popullit kroat dhe vëllezërve e motrave shqiptare që jetojnë në Kroaci, u shpreh dhimbjen time për këtë situatë me lutje te Zoti që të bëhet mirë me sa më pak viktima e dëme materiale”, ka shkruar Fejzullahu në Instagram.