Reagon Thaçi: Kuvendi s’është pronë e askujt

Reagon Thaçi: Kuvendi s’është pronë e askujt

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë është i interesuar që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për takimet e tij gjatë vizitës zyrtare në SHBA, por ka thënë se Kuvendi nuk mund të uzurpohet.

“Nëse më pamundësohet sot raportimi unë do ta bëjë kërkesës tjetër sepse askush nuk është pronar i Kuvendit dhe nuk mund ta uzurpohet. Kam kërkuar edhe në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti këtij viti që ta informoj kuvendin për punët e mia por më është pamundësuar. Do t’i ftoj të gjithë liderët e partive të spektrit politik kosovar, përfshirë kryetarin e Vetëvendosjes, të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së, Pacollin…”, ka thënë ai.

Presidenti i Kosovës ka thënë se do të ju drejtohet përmes një konference për media, nëse nuk mund të raportojë në Kuvend.

“Është e drejtë imja kushtetuese nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend, mundësia imja e vetme si President i Republikës së Kosovës i zgjedhur nga kuvendi që t’u drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp që të përcillet ajo që ka ndodhur në Uashington. Jam i vendosur që tërë angazhimi të jetë plotësisht transparent. Nëse deri tash dikush ka pasë dilema, takimi i fundit ka qartësuar gjithçka. Jemi të bekuar, takimi na ka hequr çdo dilemë dhe enigmë, është proces në duar të sigurta me rol udhëheqës të SHBA-së. Të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm”, tha ai.

Artan Murati, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë sot për Insajderin se janë duke i kthyer përgjigje presidentit Thaçi.

“Jemi duke u përgjigj, sepse sot e morëm letrën. Për pak e pranon përgjigjen Presidenti”, ka thënë Murati.