Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas protestës së organizuar kundër tij.
Gashi përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se kjo protestë duhet të shërbej për senzibilizimin e opinionit dhe institucioneve përkatëse per trafikimin e fëmijeve dhe pazareve të “bosave” me lypsaret në Prishtine.
“Protesta e organizume sot nga YIHR le te sherbej per senzibilizimin e opinionit dhe institucioneve perkatese per trafikimin e femijeve dhe pazareve te “bosave” me lypsaret ne Prishtine. Shpresoj qe kjo qeshtje ma ne fund ka vemendjen e duhur dhe organet kompetente te ndermarrin masat e duhura”, ka shkruar Gashi.