Reagon Tomë Gashi pasi lënda e Astrit Deharit kaloi në Prokurorinë Speciale

Reagon Tomë Gashi pasi lënda e Astrit Deharit kaloi në Prokurorinë Speciale

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pas vendimit të kryeprokurorit që rasti i Astrit Deharit të kaloj në juridiksionin e Prokurorisë Speciale.

Gashi përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se ngadal por sigurtë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në çfardo mënyre në vrasjen e Astrit Deharit, do të ndiqen penalisht.

“NGADAL POR SIGURT TE GJITH ATA QE KAN QEN TE PERFSHIRE NE QFARDO MENYRE NE VRASJEN E ASTRIT DEHARIT , SHTYTJEN PER VRASJE, FSHEHJEN E VRASJES DO TE NDIQIEN PENALISHT. RASTI MA NUK ESHTE NE PROKURORIN NE PRIZREN, DHE AS HETUESIT QE E NDRYSHUAN QELLIMISHT KAHJEN E HETIMIT NUK DO TE KEN MA QESJE NE LANDEN E AKTIVISITIT TE LEVIZJES VETEVENDOSJE.! QE U VRA PER ASRYE POLITIKE”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndërkohë, kërkesa e familjes Dehari dhe e Lëvizjes Vetëvendosjes që rasti i Astrit Deharit të kalojë nga  Prokuroria Themelore në Prizren në atë të Prokurorisë Speciale është aprovuar. Kjo është bërë e ditur sot nëpërmjet një njoftimi për medie nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.