Reagon Vetëvendosje për aktakuzën ndaj Thaçit: Dorëheqja e tij – e vonuar

Reagon Vetëvendosje për aktakuzën ndaj Thaçit: Dorëheqja e tij – e vonuar

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njofton Insajderi.

Nga partia që udhëhiqet nga Albin Kurti, thonë se aktakuzat ndaj tyre lidhen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, cila për LVV-në thonë se mbetet gjithnjë forcë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare. “Si shqiptarë, natyrisht, shpresojmë që ata të kthehen të pafajshëm”, thonë nga kjo parti.

Madje gjestin e Thaçit nga VV e cilësojnë si të duhur, por të vonuar, pasi që thonë se koha e duhur për t’u dorëhequr do të ishte qysh kur erdhi lajmi për akuzat.

“Fatkeqësisht Kosova sot nuk është në gjendje ta mbrojë UÇK-në me institucionet e saj, për shkak se keqqeverisja në dekadat e pasluftës ka rezultuar në institucione të brishta të drejtësisë, të cilat nuk kanë fituar besimin e qytetarëve, e njëkohësisht i ka përkeqësuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë”.

“E vlerësojmë gjestin e dorëheqjes prej presidencës të Hashim Thaçit si të duhur, por të vonuar. Do të ishte mirë të vepronte qysh kur erdhi lajmi për akuzat, e jo të linte vend për të menduar se në prapaskenë po negocion për të shpëtuar veten prej atyre akuzave”, thuhet tutje në reagim. /Insajderi.com

Morëm vesh sot për thirrjen para Gjykatës Speciale edhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e të kryetarit të…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, November 5, 2020