Vetëvendosje kundërshton qasjen e presidentit në raport me Serbinë dhe mundësinë e rifillimit të dialogut. Qeverinë e Hotit përsëri e quan Koti.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas lajmit të bërë të ditur nga emisari i SHBA-ve, Rirchard Grenell, se do të ketë një takim në Uashington, me përfaqësues të Kosovës e Serbisë, njofton Insajderi.
Vetëvendosje, përmes faqes së Lëvizjes në Facebook, shkruan se “asnjë marrëveshje që cenon integritetin territorial e funksional të Republikës së Kosovës nuk do të mund të implementohet në vendin tonë dhe se nuk mund të ketë dialog nga një qeveri ilegale dhe ilegjitime që është në diskeprancë totale me vullnetin e popullit”.
Vetëvendosje i është kthyer përsëri diskursit të ish-kryeministrit Albin Kurti, dhe planeve, të supozuara nga ai “me thika mbi harta që po i kanoseshin Republikës së Kosovës”.
Vetëvendosje gjithashtu ka përmendur njoftimin e Grenell se Kosova është pajtuar që të mos vazhdojë, përkohësisht, me synimet e saja për anëtarësim në organizata ndërkombëtare./Insajderi.com