Real Madrid barazon me Osasunën

Real Madrid barazon me Osasunën

Reali vazhdon me zakonin e lënies së pikëve me ekipet e vogla. Kampionët në fuqi të Spanjës nuk arritën të fitonin sfidën e radhës së La Liga duke mos shkuar më shumë se barazimi 0-0 me Osasunën, njofton Isnajderi.

Edhe pse çuan dy herë topin në rrjetë me Benzemanë dhe Krosin, VAR-i nuk i dha të drejtë ekipit të Zidanit të festonte.

Sfida me Osasuën ishte programuar të luhej dje, por për shkak të motit të rënduar në Pamplona dhe udhëtimit të gjatë me avion, sfida u shty për ditën e sotme. Por, sërish ekipi i Zidan tregon se i mungon saktësia dhe vazhdimësia e rezultateve pozitive.

Me këtë barazim, Barcelona e sheh veten në vendin e tretë me tre pikë më pak se Reali, ndërsa ata që duhet të festojnë më shumë janë lojtarët e Atletiko Madridit. Me një pikë më shumë se Reali dhe tre ndeshje më pak, ekipi i Simeones ka shansin e artë të thellojë distancën në 10 pikë. Ndeshja e Atletikos me Bilbaon nuk u luajt për shkak të dëborës së dendur që ra në Madrid. /Insajderi.com