Real Madrid fiton lehtë ndaj Celta Vigo-s

Real Madrid fiton lehtë ndaj Celta Vigo-s

Real Madrid ka bërë detyrën në shtëpi, duke fituar ndaj Celta Vigos me rezultatin 2-0, njofton Insajderi.

Pa shumë shkëlqim në fushë, skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidane, u tregua cinike, duke marrë tre pikët që e ngjisin përkohësisht në vendin e pare në tabelë.

Lucas Vasquez në minutën e gjashtë dhe Marco Asensio në minutën e 53-të, ishin autorët e golave për madrilenët. Për sa i përket ndeshjes, ajo ishte tepër e vakët, me vetëm tre goditje në portë, dy për Realin dhe një për Celta Vigon.

“Galaktikët” e Zidanit kryesojnë momentalisht me 36 pikë në 17 ndeshje. Vlen të theksohet fakti, se Atletico e Madridit që mban vendin e dytë me një pikë më pak ka tre ndeshje më pak se Reali. /Insajderi.com