Real Madrid nuk shkon më shumë se një barazim kundër Villarreal

Real Madrid nuk shkon më shumë se një barazim kundër Villarreal

Real Madrid dhe Villarreal kanë ndarë pikët duke luajtur me rezultat 1:1, njofton Insajderi.

Të parët kaluan në epërsi madrilenët e Realit, me anë të Mariano Diaz, i cili realizoi pas vetëm dy minutash lojë, me rezultat minimal prej 1:0 u mbyll pjesa e parë për miqtë.

Në pjesën e dytë, skuadra e Unay Emery-y nuk mund të pajtohej me këtë rezultat, prandaj që nga fillimi i pjesës së dytë e deri në fund të takimit kërkohej goli i barazimit. Goli u arrit në minutën 76’ të ndeshjes, ku shënoi nga pika e bardhë Moreno. Verdiktin final i takimit, ishte rezultati 1:1.

Me këtë pikë, Real Madrid shkon në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Villarreal në 18 pikë të tubuara pas nëntë javësh në La Liga. /Insajderi.com