
Real Madrid sivjet është në garë për La Liga dhe Ligën e Kampionëve por kjo nuk po i ndalon që të angazhohen në tregun e transfereve.
Të dielën, gazeta braziliane Globoesporte raportoi që Real Madrid është pajtuar të nënshkruajë me lojtarin më të mirë të ri në Brazil, Vinicius Junior.
Shuma e transferimit të tij kap shifrën e 45 milionë eurove, ndërsa kjo gazetë raporton se marrëveshja është pothuajse e kryer.
Vinicius Junior është aktualisht 16 vjeçar, dhe Real Madrid është pajtuar ta marrë sulmuesin e Flamengos kur ai t’i mbushë 18 vjet, dhe ai do të shkojë në Spanjë pas Kupës ë Botës.