Klubi mbretëror e ka nisur me fitore 3-1 ndeshjen e parë pas pandemisë.
Real Madridi ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme duke e mposhur Elibarin 3-1.
Klubi mbretëror po vazhdon garën për titull të kampionit në Liga duke shënuar fitore në ndeshjen e parë pas pandemisë.
Toni Kroos në minutën e 4’, Sergio Ramos në minutën e 30’ dhe Marcelo në atë të 37’ vulosën fitoren e Real Madridit.
Pedro Bigas në pjesën e dytë shënoi golin nderit në minutën e 60’. /Insajderi/