Klubi mbretëror ka shënuar fitore në udhëtim kundër Levantes.
Ndeshja e xhiros së katër përfundoi me rezultat 0 me 2 për Real Madridin.
Vinicius Junior (16’) ishte i pari që realizoi për mysafirët, para se Karim Benzema (90+4′) të vuloste rezultatin përfundimtar.
Ekipi i Zinedine Zidane ka 10 pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve.
Kjo ishte fitorja e dytë rresht në kampionat. /Insajderi.com