Reali ka gati ofertën për Allegrin

Reali ka gati ofertën për Allegrin

Zinedine Zidane u ka thënë lojtarëve dhe bordit të Real Madridit se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, shkruan Insajderi.

Gazeta italiane ”La Gazzetta dello Sport”, ka raportuar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, tashmë i ka bërë gati një ofertë Massimiliano Allegrit.

“Oferta e tij është kontratë dy-vjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe një vit, ndërsa italiani do të fitojë 10 milionë euro në sezon”, ka shkruar kjo gazetë.

Prej vitit 2019, Allegri nuk ka menaxhuar asnjë ekip. Ai ishte trajner i Juventusit nga sezoni 2014-2019./Insajderi.com