Reçica godet Limak-un: Vetëm emri Adem Jashari ka mbetur vendor në Aeroportin e Prishtinës

Reçica godet Limak-un: Vetëm emri Adem Jashari ka mbetur vendor në Aeroportin e Prishtinës

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit në Ministrinë e Infrastrukturës, Betim Reçica ka reaguar ashpër pas largimit të kompanive vendore nga LIMAK-u në Aeroportin e Prishtinës.

Limak, në pjesën komerciale ka reduktuar praninë e kompanive kosovare, derisa shumë prej tyre janë tërhequr për shkak të ndryshimit të kontratave.

E sipas Reçicës ky është një akt i rëndë dhe fyes.

Ka thënë se nga gjithçka kosovare, këtij Aeroporti i ka mbetur vetëm emri.

“Nëse në këtë rast nuk ka ndonjë mbështetje ligjore me të cilën mund të arsyetohet ky veprim, siç është mosrepsketimi i kritereve të qarta  të kualitetit të prodhimeve ose shërbimeve, kjo qasje diskriminuese është akt tejet i rëndë, fyes dhe i papërgjegjshëm në këtë mënyrë, udhëehqësia e Aeorportit nga gjithçka kosovare ka lënë vetëm emrin e Adem Jasharit”, ka thënë Reçica. /Insajderi.com