Reçica: Me ligjin për Inspektoratin e Punës s’do të shkelen më të drejtat e punëtorëve

Reçica: Me ligjin për Inspektoratin e Punës s’do të shkelen më të drejtat e punëtorëve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skendër Reçica ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit projektligjin për Inspektoratin e Punës.

Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se me miratimin e këtij projektligji do të ndikohet pozitivisht në kushtet e punëtorëve dhe të drejtave të tyre;.

“Sot po prezantoj projektligjin për inspektoratin e punës, përmes së cilit synohet fuqizimi i inspektoratit dhe rritja e llogaridhënies”, ka thënë Reçica.

Sipas tij, me këtë projektligj do të bëhet prioritet luftimi i punësimit informal, duke informuar të gjitha bizneset që veprojnë në Kosovë që të krijojnë një kulturë të re të punës.

“Çështjet kryesore të trajtuara në projektligj janë mandati i inspektoratit, statuti i të punësuarve, detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm, procedura e inspektimeve, parandalimi i konfliktit të interesit, gjobat, procedurat kundërvajtëse si dhe dispozita tjera”, ka theksuar Reçica.

Ai ka vlerësuar se me këtë  do të rritet efikasiteti i inspeksionit të punës, e që do të ndikoj në zhvillimin e ekonomisë së vendit, e në veçanti në zbatimin e ligjit, Indeksonline.

“Me ligjin për Inspektoratin e Punës do të ulet informaliteti dhe do të rritet dukshëm shkalla e punësimit në vend si dhe s’do të tolerohen bizneset që  të shkelin të drejtat e punëtorëve”, ka përfunduar Reçica.