Reçica: Nuk jemi të kënaqur me ministrin Abdixhiku

Reçica: Nuk jemi të kënaqur me ministrin Abdixhiku

Sekretari në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Betim Reçica, ka thënë se s’është i kënaqur me Lumir Abdixhikun, ministër i ri në këtë ministri.

Thotë se nga ai, përfshirë temën aktuale me tenderin për Autostradën për Gjilan, kanë shumë presion.

“Deri tash nuk jemi të kënaqur me ministrin. Thërret drejtorin e nuk e njofton Sekretarin (mua)”, tha Reçica në KTV.

Ai pretendon se ka kërkuar të ketë takime me Abdixhikun, por ai s’i është lajmëruar.

“Deri sot s’më ka ftuar në takim, kam kërkuar të takohem me të por s’më ka ftuar”, tha ai.  /Insajderi.com