Reçica: Pensioni që marrin familjarët e të pagjeturve nuk shlyen plagët e tyre

Reçica: Pensioni që marrin familjarët e të pagjeturve nuk shlyen plagët e tyre

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se ministria që ai drejton po ndihmon familjarët e të pagjeturëve me pensione dhe beneficione që sipas tij kjo nuk shlyen dhimbjen e tyre, por është një ndihmesë ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Ministri Reçica ka thënë se Projektligji për Personat e Pagjetur duhet të procedohet në Kuvend.

“Nga baza e të dhënave kanë aplikuar një numër i madh i personave të pagjetur për të marrë të drejtën në beneficione dhe pensione dhe këtë e gëzojnë dhe me ligjin aktual për skema pensionale personi që është përfitues i çdo pensioni apo benificioni çfarëdo qoftë nuk mund të jetë përfitim i ndonjë pensioni apo beneficioni tjetër”.

“Ndihma financiare nuk shlyen plagët e familjarëve të përsonave të pagjetur, nuk shlyen plagët e viktimave të dhunës seksuale, por duhet të kenë një mbështetje financiare për një zhvillim më të mirë ekonomik, një jetë më të mirë. MPMS dhe unë si ministër do të jemi në shërbim që sot pas rezolutës që do të delë, dhe Projektligji për Personat e Pagjetur duhet të procedohet në Kuvend”, ka thënë Recica.