Reçica: Rreth 500 milionë euro shkojnë për skemat sociale e pensionale

Reçica: Rreth 500 milionë euro shkojnë për skemat sociale e pensionale

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka deklaruar se rreth 500 milionë euro këtë vit shkojnë për mbulueshmërinë e skemave të rregullta pensionale, sociale e beneficioneve, transmeton Insajderi.

Në një intervistë në emisionin “Desku” i KTV-së, Reçica ka thënë se realizohen rreth 315 mijë pagesa çdo muaj.

“Unë mund të flas gjërë e gjatë për gjitha skemat sociale, pensionale e beneficionet që i menaxhojmë si Ministri. E që në total nëse merren brenda muajit, realizohen rreth 315 mijë pagesa. Ky shtet i yni me kaq banorë, sado i vogël që është, ka diku rreth 500 milionë euro këtë vit mbulueshmëri të skemave të rregullta pensionale, sociale e beneficioneve”, ka thënë Reçica.

Ai tutje treguar se në një raport të Organizatës Ndërkombëtare të Punës është thënë se shkaku i pandemisë kanë humbur punën rreth 25 milionë vetë në nivel të globit.

Reçica thotë se dihet që vendet që nuk kanë qëndrueshmëri stabile sociale goditen më shumë nga kjo. /Insajderi.com