Reçica: Veprimet e VV-së nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetushmërinë

Reçica: Veprimet e VV-së nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetushmërinë

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenjës Sociale, Skender Reçica, ka thënë se komunikata e Lëvizjes Vetëvendosje është kërcënim i drejtpërdrejtê ndaj institucioneve të drejtësisë.

Reçica përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se veprimet e VV-së nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetushmërinë.

“Komunikata e LVV-së është kërcënim i drejtpërdrejtê ndaj institucioneve të drejtësisë.
Thuhet se sulmi është mbrojtja më e mirë. Atë po e bënë edhe LVV-ja.
Lëvizja Vetëvendose me këtë deklaratë drejtpërdrejtë kërcënon gjyqtarët dhe tregon se ata nuk e dinë çka është shteti dhe drejtësia. Veprimet e saja nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetushmërinë”, ka shkruar Reçica.

Tutje, Reçica është shprehur se ata mendojnë se shteti është parti apo partia është shteti dhe se ende pa marrë drejtimin e shtetit, frikëson e kërcënon shtetin ligjor.

“Ata mendojnë se shteti është parti apo partia është shteti!
Çfarë shprese për ndryshim është kjo, kur ende pa marrë drejtimin e shtetit, frikëson e kërcënon shtetin ligjor. Ajo nuk po tregon sesi ndërtohet shteti i së drejtës, por si kapet shteti dhe institucionet e pavarura të tij.
Pra ky është angazhim konkret në kapjen e shtetit!
Pikërisht, Vetëvendosje është partia e fundit në Kosovë që mund të flasë për pastërti elektorale, veçanërisht pas tentimit të turpshëm për të kontrabanduar pakot nga Serbia dhe për të grabitur mandate”, ka përfunduar Reçica.