
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka mbajtur konferencën dytë për gazetarë, ku është njoftuar se deri tash procesi i votimeve për referendumin për çështjen e emrit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë parregullsi.
Vendvotimet janë hapur në orën 7:00, ndërsa dalja deri në orën 11:00 është 8.12 për qind.
Nga KSHZ kanë njoftuar se këto të dhëna janë nga 92.06 për qind e vend votimeve.