Regjisorët e filmit dokumentar që punonin për Televizionin turk dolën para gjykatës të premten, njofton policia e Mianmarit, pasi u arrestuan për posedimin e një droni, rap" />

Regjisorët e dokumentarit që punonin për televizionin turk dalin para gjykatës

Regjisorët e dokumentarit që punonin për televizionin turk dalin para gjykatës

Regjisorët e filmit dokumentar që punonin për Televizionin turk dolën para gjykatës të premten, njofton policia e Mianmarit, pasi u arrestuan për posedimin e një droni, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy gazetarët e TRT World, Mok Choy Lin nga Malajzia dhe Lau Hon Meng nga Singapori, u shfaqën në gjykatë në kryeqytetin Nay Pyi Taw së bashku me gazetarin lokal të pavarur Aung Naing Soe dhe shoferin e tyre Hla Tin.

Ata përballen me akuzën e përbashkët për posedimin e një droni të palicensuar sipas ligjit të importit të Mianmarit, tha shefi i policisë Sann Aung në një bisedë telefonike për AA.

Kjo ishte paraqitja e tyre e parë para gjykatës që kur u arrestuan më 27 tetor, ndërsa punonin rreth parlamentit të Mianmarit në Nay Pyi Taw.

Nëna e Aung Naing Soe, Daw Thandar tha se ajo nuk ka mund të vizitonte djalin e saj në burg.

“Akuza është qesharake. Unë jam e sigurt se asnjë dron në vendin tonë nuk është i licencuar. Së paku djali im dhe shoferi duhet të lirohen, pasi ata nuk janë pronarët e dronit”, tha ajo.

Shtëpia e Aung Naing Soe në Yangon u bastis nga policia pas arrestimit të tij, ndërsa pajisjet kompjuterike u konfiskuan. TRT tha se atij nuk iu lejua takimi me familjen dhe avokatët e tij.

Të akuzuarit mund të dënohen me burgim deri në tre vjet ose me gjobë.

Në një kumtesë të lëshuar katër ditë pas arrestimit, TRT World, servisi në gjuhën angleze i transmetuesit publik të Turqisë, tha se Ministria e Informacionit të Mianmarit ishte informuar paraprakisht për planet e filmimit të ekipit.

“Ekipi ynë donte të filmonte ndërtesën e parlamentit në kryeqytet me dron, pasi zhvilloi një intervistë me një anëtar të parlamentit”, thuhet në deklaratë.

“Ata u arrestuan nga zyrtarët e sigurisë përpara se droni të fluturonte”, thuhet mes tjerash.

Dy punonjësit e TRT-së arritën në Yangon më 21 tetor me viza të gazetarëve. Ata e kanë përdorur dronin në vende të ndryshme përpara arrestimit të tyre.