Regjisori Luc Besson akuzohet nga nëntë femra për ngacmime seksuale

Luc Besson është akuzuar për abuzim seksual nga nëntë femra

Regjisori Luc Besson akuzohet nga nëntë femra për ngacmime seksuale

Duket se lëvizja #Metoo sado e kritikuar po nxjerr në pah ngacmime seksuale të regjisorëve e producentëve të shumtë Hollivudian.

Edhe regjisori Luc Besson nuk i ka shpëtuar prej këtyre akuzave.

Luc Besson, regjisori i cili ka punuar në disa nga filmat më të mëdha në historinë e artit të shtatë si “Professional”, “The Fifth Element” dhe “Nikita”, është akuzuar për abuzim seksual nga nëntë femra.

Katër gra e kanë akuzuar për ngacmimin seksual gjersa së fundi janë ankuar edhe pesë gra të tjera, shkruan The Hollywood Reporter. Sjellja e pashpjegueshme e francezit shkonte nga flirtimet deri në sulmet seksuale.

Gjithashtu, dy punonjëse në studion filmike të producentit, “Cito du Cinema”, pretendon se për një periudhe të gjatë kohore ishte abuzuar seksualisht, ndërsa Karine Isambert, një nga punonjësit më me ndikim të teatrit bashkëkohor, tha se e kishte sulmuar në vitin 1995 në një dhomë hoteli në Francë.

Më parë këtë vit, aktorja Sand Van Roy ngriti një padi kundër Bessonit, duke thënë se e kishte përdhunuar. Artisti e mohoi këtë pretendim, por policia e Parisit po e heton ende këtë rast.

Disa muaj pas dorëzimit të aplikimit, një nga ndihmëset e 59-vjeçarit ka pohuar se njëzet vjet më parë ishte sulmuar seksualisht nga francezi.

Ndryshe, Besson si dhe përfaqësuesit e tij kanë zgjedhur të heshtin me rastin e këtyre akuzave.