Intervistë me regjisorin e dokumentarit ku Kosova krahasohet me ISIS

Regjisori që i shërben Serbisë në luftën kundër Kosovës në UNESCO

Regjisori që i shërben Serbisë në luftën kundër Kosovës në UNESCO

Aktori dhe komiku serbo-kanadez Boris Malagurski ka bërë bujë të madhe në mediat serbe dhe shqiptare me dokumentarin e tij “Kosova – një moment civilizimi” që është komplet një fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Insajderi e ka intervistuar atë për të pyetur se pse e ka bërë këtë dokumentar, kush e ka financuar dhe ku është bazuar kur Kosovën e krahason me ISIS-in. Ai refuzon ta quajë trashëgimi kulturore të Kosovës objektet e trashëgimisë ortodokse në Kosovë dhe deri tek shfaqja e këtij dokumentari në Paris, aty ku është edhe selia e organizatës ku pretendon të anëtarësohet Kosova.

Insajderi: Pse keni vendosur ta bëjë një dokumentar rreth trashëgimisë kulturore në Kosovë?

Malagurski: Epo, është një arsye pse manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi janë në listën e trashëgimisë botërore  të UNESCO-s si trashëgimi në rrezik që nga viti 2006 dhe kjo është bërë për shkak të mungesës së mbrojtjes, stabilitetit politik dhe sigurisë. Bota e di se çfarë ndodhi në vitin 2004 dhe fakti që disa nga objektet e trashëgimisë botërore ishin shkatërruar. Shkatërrimi i manastireve të tilla sikurse ajo e shekullit XIV (Zonja e Ljevisit) që është djegur e përdhosur janë bërë me një koordinim të elitës politike shqiptare në Kosovë. Këta janë të njëjtën njerëz që pretendojnë se duan të mbrojnë këto objekte të trashëgimisë. Mua nuk ma shesin dot këtë gjë. Prishtina e sheh UNESCO-n si një mjet politik përmes së cilët ata mendojnë të rrisin faktet për Pavarësinë e Kosovës. Vendosa ta bëjë këtë dokumentar që t’i tregojë botës së çfarë ka ndodhur në lidhje me këtë temë. Pas një heshtje totale të shumë viteve, bota më në fund po shikon se çfarë ka ndodhur.

Insajderi: Pse e quani “trashëgimi kulturore të Serbisë” ?

Malagurski: Mund të ju kujtoj se Kosova është ende ligjërisht pjesë e Serbisë, sipas Rezulutës 1244 të Këshillit të Sigurisë në OKB. Megjithëse shumë shqiptare të Kosovës argumentojnë se vendimi i GJND-së mbi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës tejkalon OKB-në, kjo thjesht nuk është në përputhje me realitetin. Rezolutat e OKB-së janë në fuqi derisa të miratohen të rejat, e që do të thotë se Rezoluta 1244 është ende në fuqi. Ndonëse është e vërtetë që shumë vende kanë njohur deklaratën e Pavarësisë, besoj se vetëm për shkak se dikush hidhet nga ndërtesa, e bën atë të jetë një ide e mirë. Këto objekte të trashëgimisë kulturore, u ndërtuan në shtetin mesjetar serb nga sundimtarët mesjetarë serbë. Për shembull Manastiri i Deçanit është ndertuar nga brendi serb Stefan Deçanski, ndërsa manastiret e Graçanices dhe Zojës së Ljeviçit nga mbreti serb Milutin. Është shumë e logjikshme që këto janë trashëgimi serbe. A mund ti quajmë ato objekte trashëgimi kulturore të Kosovës, duke e ditur se shqiptarët e Kosovës u përpoqen ti shkatërronin ato në vitin 2004.

Insajderi: Cilat janë faktet mbi të cilat jeni bazuar kur keni krahasuar veprimet e ISIS-it me ato të disa qytetarëve në Kosovën e vitit 2004?

Malagurski: Cili është dallimi në mes të shkatërrimit të vendeve të trashëgimisë kulturore për shembull në Muzeun e Mosulit nga ISIS-i dhe shkatërrimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në Kosovën e vitit 2004? Vandalizmi është vandalizëm, pavarësisht se cili grup e kryen një veprim vandal. Ky krahasim nuk mund t’i prektë shqiptarët e mirë dhe të denjë, por kundër shqiptarëve ekstremist të cilët djegin dhe shkatërrojnë, duke u përpjekur që ti japin të gjithë shqiptarëve një reputacion të keq. Kam vërejtur se në disa media shqiptare pretenduan se unë e krahasoj Kosovën me ISIS. Nuk e kam bërë një gjë të tillë dhe vetë ata e kanë bërë një krahasim të tillë. Megjithatë, nëse identifikohen me ekstremizmin është punë e tyre edhe pse nëse e shikojmë në realitet, Kosova e ka numrin më të madh të ushtarëve në ISIS për kokë banori në Evropë.

Insajderi: Kush ua ka financuar dokumentarin? A keni pasur financim nga Qeveria e Serbisë?

Malagurski: Ne morëm fonde nga e gjithë bota. Zyra për Kosovë e Metoni në Qeverinë e Serbisë ka bashkëfinancuar këtë dokumentar, por gjithashtu kemi marrë mbështetje nga Organizata Turistike e Serbisë, meqenëse ne promovojmë manastiret e bukura për turistët potencial, e cila është e dobishme për të gjithë që jetojnë në Kosovë. Ne gjithashtu morëm donacione të panumërta nga indivitët në të gjithë botën, kryesisht nga SHBA-ja.

Insajderi: Javën e kaluar dokumentari u shfaq në Paris. Si shkoi dhe cfarë prisni nga kjo shfaqje?

Malagurski: Ishte e mahnitshme. Parisi ishte shumë mikëpritës dhe ishte kënaqësi që të shohësh reagimin e njerëzve në audiencë. Skenat e përdhosjes së kishave në Francë, që kanë respekt të madh për të gjitha fetë, e tronditën opinionin, sidomos kur e kuptuan se të tilla veprime ndodhin në Evropën e shekullit XXI, në një vend që pjesërisht mbrohet nga trupat franceze.

Insajderi: Cila ishte audienca? Cili ka qenë qëllimi i shfaqjes së dokumentarit atje?

Malagurski: Përveç ambasadorit të Serbisë në UNESCO, Darko Tanashkoviq, ishin edhe ambasadorë të shteteve të tjera në UNESCO. Në fund të fundit. Parisi është vendi ku ndodhet selia e UNESCO-s dhe ka kuptim që atje të organizohet premiera e këtij dokumentari. Duke dëgjuar shqetësimet e ambasadorëve nga vende të fuqishme më bëri të ndjeja se ne kemi vërtetuar mirë gjëra dhe se ato objekte të trashëgimisë kulturore serbe nuk mund të lihen në duart e atyre që i kanë shkatërruar. Dokumentari nuk synon të sulmojë asnjë grup etnik, thjesht merret me fakte, e jo  me politikën. Fuqitë perëndimore aktualisht mbështesin elitën politike shqiptare të Kosovës. Por ata gjithashtu mbështetën talebanët dhe Sadam Huesinin. Gjërat ndryshojnë. Fuqitë e mëdha vijnë e shkojnë, fqinjët qëndrojnë. Besoj fuqimisht se politika është ajo që shkatërroj jetën e shumë njerëzve në Kosovë, si ata serb si shqiptarë, prandaj kemi nevojë për paqe dhe më shumë mirëkuptim e jo për ndarje etnike./Insajderi.com