Regjisori Sir Alan Parker, autor i filmave Evita dhe Bugsy Malone ka ndërruar jetë

Regjisori Sir Alan Parker, autor i filmave Evita dhe Bugsy Malone ka ndërruar jetë

Një prej regjisorëve më të suksesshëm britanik, autor i filmave si Midnight Express, Mississippi Burning, The Commitments, Angela’s Ashes dhe Birdy ka vdekur në moshën 76 vjeçare.

Kompozitori i filmit Evita, Andrew Lloyd Webber ka thënë se Sir Alan, ishte një prej regjisorëve të paktë që e kuptonte muzikën e filmit, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Producenti David Puttnam e ka kujtuar regjisorin si një prej miqve më të vjetër dhe më të afërt të tij.

“Unë gjithmonë isha i vetëdijshëm për talentin e tij,” ka thën Puttnam.

Bafta dhe The British Film Institute, pjesë e të cilave ishte Sir Alan, kanë shprehur keqardhjen e tyre për vdekjen e tij dhe kanë shtuar se “filmat e tij na mbushnin me gëzim.”

Filmi i fundit i tij ishte drama e vitit 2003 “The Life of David Gale” me aktorë Kevin Spacey dhe Kate Winslet./Insajderi.com