Regjisori Steven Spielberg kërcënohet me jetë

Regjisori Steven Spielberg kërcënohet me jetë

Regjisori legjendar Steven Spielberg, ka marrë një urdhër ndalese ndaj një gruaje, që ai pretendon se po e kërcënonte ta vriste, kjo sipas një raporti të publikuar nga TMZ, njofton Insajderi.

Në dokumente e siguruara 73 vjeçari thotë se një grua e identifikuar si Sarah Char, u përpoq të blinte një armë për ta vrarë atë.

Gruaja në fjalë, kishte ngacmuar atë për muaj të tërë duke i dërguar edhe kërcënime me vdekje të shkruara në letër.

Urdhri i ndalesës detyron Char të qëndrojë 91 metra larg regjisorit dhe familjes së tij. /Insajderi.com