Regjisorja e parë femër në botë: Alice Guy-Blaché

Regjisorja e parë femër në botë: Alice Guy-Blaché

Një dokumentar i ri, me Jodie Foster në rolin e narratorit, tregon për punën e Alice Guy-Blaché.Aktorja Foster në një bashkëbisedim me Tom Brook i se pse duhet të dijmë për këtë regjisore të mrekullueshme.

Emri i saj mund të njihet prej pak vetave, por Alice Guy-Blaché ishte pionere e vërtetë e kinemasë së hershme, tregohet në një artikull në bbc.com.

Ajo ka realizuar më shumë se 1,000 filma por ajo nuk është kredituar as për të qenit regjisorja e parë e femër e njëherazi është personi i parë që ka bërë film narrativ, që titullohet The Cabbage Fairy.

Dokumentari i ri Be Natural: The Untold story of Alice Guy-Blaché, tregohet prej një nga adhurueseve të saj më të mëdha, Jodie Foster.

Si është e mundur të mos dihet asgjë për një talent të tillë?

“Ka shumë meshkuj që kanë marrë kreditet për punën e bërë nga ajo…” Foster i tregon Tom Brook, “ndaj supozoj që ajo qëllimisht është mënjanuar nga historia dhe emri i saj ka mbetur në harresë”