Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, vijojnë  kundërshtimet

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, vijojnë  kundërshtimet

Edhe pas miratimit të Ligjit për Regjistrim të Popullsisë në Maqedoninë e Veriut, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përsëri kundërshton Qeverinë për procesin e regjistrimit, njofton Insajderi.

Ata shprehen se ky proces duhet të bëhet, por me standarde të larta të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, dhe jo sipas metodologjisë së vjetër.

Timço Mucunski, deputet nga VMRO-DPMNE theksoi se ky regjistrim është i politizuar dhe se si parti do të përpiqen fort për të parandaluar regjistrimin.

VMRO-DPMNE e kundërshton edhe presidentin e shtetit fqinj Stevo Pendarovski, se ai duhet të konsultohet me ekpertë pastaj të deklarohet për qëndrimet.

Ndryshe, Ligji për Regjistrim të Popullisë u votua në Kuvend më 62 vota për, nga partitë në pushtet dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërsa deputetët e VMRO-së e lëshuan sallën. /Insajderi.com