Regjistrohet Komuniteti Bektashian në Republikën e Maqedonisë

Regjistrohet Komuniteti Bektashian në Republikën e Maqedonisë

Komuniteteve fetare në Maqedoni i është shtuar edhe një grupim tjetër, i cili ka ekzistuar edhe më herët, por që ishte çregjistruar.

Në regjistrin e komuniteteve fetare është regjistruar sërish Komuniteti Bektashian në Republikën e Maqedonisë, me në krye Baba Ejup Rakipi.

Ky komunitet ishte çregjistruar para dhjetë vitesh, kurse këtë vit bëhet riregjistrimi si komunitet në vete në Maqedoni.