Reguilon preferon qëndrimin në La Liga para transferimit te Manchester United

Reguilon preferon qëndrimin në La Liga para transferimit te Manchester United

Sergio Reguilon është njëri nga lojtarët që po kërkohet me ngulm nga Manchester United.

Mbrojtësi i majtë spanjoll ka qenë i huazuar te Sevilla edicionin e kaluar nga Real Madrid.

Në sezonin e tij të parë te Sevilla, Reguilon ka shkëlqyer duke ndihmuar skuadrën spanjolle edhe ta fitoj trofeun e Ligës së Evropës.

Por sipas asaj që ka raportuar AS, ai po heziton të transferohet te gjiganti anglez Manchester United.

Aktualisht trajneri Zinedine Zidane nuk është i gatshëm ta mbajë në skuadër pasi në atë pozitë ka Feerland Mendy dhe brazilianin Marcelo.

Reguilon po preferon më shumë një tjetër vit huazim te Sevilla se sa të transferohet përfundimisht te Djajtë e Kuq.

Mbrojtësi beson se një lëvizje e përhershme në Old Traford do të sinjalizonte fundin e ëndrrës së tij për të luajtur në Real Madrid në të ardhmen.

Për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe skuadra tjera si Napoli, Roma e Tottenham Hotspur, por ai është i vendosur të vazhdoj karrierën në La Liga./Insajderi.com