Reja: Nuk do doja të luanim kundër Kosovës

Reja: Nuk do doja të luanim kundër Kosovës

Para vëllazërores Shqipëri vs Kosovë që zhvillohet ditën e nesërme (të mërkuren), tekniku italian i kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka folur në një konferencë për shtyp, njofton Insajderi.

“Do të jetë një ndeshje e ndjerë. E kam të qartë që tifozët e ndjejnë shumë. Unë do bëj disa eksperimente para dy ndeshjeve vendimtare. Shpresoj që lojtarët të jenë të motivuar”, tha Reja.

Më tutje, selektori i Shqipërisë shtoi: “Nuk do të doja të luanim me Kosovën, por ishte e vetmja mundësi. Kishim programuar takimin me Gjibraltarin, pastaj kishim me Armeninë, por nuk ndodhi për shkak të gjendjes së luftës. Ishte një datë vendosur nga UEFA. Erdhi si mundësi, do të gjejmë motivacionin e duhur për të luajtur këtë takim. Të rinjtë kanë stimuj për të treguar vlerat. Jam i bindur se do të tregojnë që e meritojnë të luajnë këtu”, ishin fjalët e veteranit italian. /Insajderi.com