Rekomandohet suspendimi i gjashtë zyrtarëve policorë – Keqpërdorën pozitën zyrtare

Rekomandohet suspendimi i gjashtë zyrtarëve policorë – Keqpërdorën pozitën zyrtare

Gjashtë zyrtarë policorë të Stacionit në Gjakovë, janë rekomanduar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës  për suspendim, shkruan Gazeta Insajderi.

Në komunikatën dërguar medieve nga IPK, thuhet se pas mbledhjes së informacioneve nga hetuesit në konsultim me prokurorinë kompetente, Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” .

“Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Gjakovës (një major, një kapiten, një rreshter dhe tre zyrtarë policorë) deri në përfundim të këtij hetimi penal”, thuhet në njoftim./ Insajderi.com