Rekomandohet suspendimi i rreth 100 zyrtarëve policorë

Rekomandohet suspendimi i rreth 100 zyrtarëve policorë

Rreth 100 policë të Kosovës pritet të suspendohen nga puna ditëve në vijim. Kjo pasi që Inspektorati Policor i Kosovës ka nxjerrë rekomandim për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës që t’i suspendojë nga puna 94 policë të gradave të ndryshme, të cilët me vite kanë punuar duke marrë njëkohësisht pensione invalidore ose shëndetësore, shkruan Koha Ditore.

Në mesin e tyre, siç ka mësuar gazeta, ka edhe zyrtarë policorë të cilët kanë kryer hetime ose kanë punuar në operativë, por që përfitojnë pensione invalidore ose pensione për probleme mentale si pasojë e luftës.