14 persona kanë vdekur nga Coronavirusi vetëm gjatë 24 orëve të funidt në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Rekord i ri: 14 viktima dhe 862 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rekord i ri: 14 viktima dhe 862 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

14 persona kanë vdekur nga Coronavirusi vetëm gjatë 24 orëve të funidt në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku njoftohet se pesë prej tyre nga Shkupi, një nga Prilepi, një nga Tetova, një nga Struga, një pacient nga Velesi, një nga Manastiri, dy pacientë nga Strumica, një nga Radovish dhe një pacient nga Resnja.

Tutje thuhet se janë regjistruar edhe 862 raste të reja pozitive nga gjithsej dy mijë e 699 teste të kryera, numër ky që arrin shifrën rekord të shënuar me COVID-19 deri më sot në këtë vend fqinj.

Ndërkaq, në po të njëjtën përiudhë kohore janë shënuar edhe 223 pacientë të shëruar shumica prej të cilëve vijnë nga Shkupi. /Insajderi.com