Rekord i Zi në Kosovë: 661 raste me COVID-19

Rekord i Zi në Kosovë: 661 raste me COVID-19

Gjashtë persona kanë vdekur në njëzetekatër orët e fundit si rezultat i virusit COVID-19.

Po ashtu ështk regjistruar numër rekord rastesh 661 në total. Ky është numri më i madh I rasteve që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars.

Tani numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka arritur në 22.206, ndërsa prej tyre kanë ndërruar jetë 720.

Gjatë ditës së fundit janë shëruar 92 persona, njofton Insajderi.

Tashmë numri i rasteve aktive është 5,565.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Ferizaj 42 raste, komuna Fushë Kosovë 39 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Gjakovë 35 raste, komuna Podujevë 35 raste, komuna Lipjan 19 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Shtime 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Hani i Elezit 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kllokot 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe komuna Junik 1 rast. /Insajderi.com