Rektori Marjan Dema reagon për ngacmimet seksuale në UP

Rektori Marjan Dema reagon për ngacmimet seksuale në UP

Rektorati i Universitetit të Prishtinës njofton se rektori Marjan Dema po i përcjell me shqetësim raportimet për ngacmimet seksuale në UP.

“Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, me anë të kësaj komunikate informon opinionin dhe gjithë palët e përfshira në diskutimin mbi dukurinë e ngacmimeve seksuale në UPHP, se me shqetësim është duke i përcjellë zhvillimet lidhur me këtë çështje”, thuhet në komunikatën e UP-së.

Njëherësh, UP njofton se rektori Dema aktualisht gjendet në udhëtim zyrtar prej të cilit do të kthehet nesër (29/03/2018), dhe posa të kthehet do ta trajtojë këtë tematikë si dhe do të veprojë sipas nevojave.