Remi flet për ndalimin e Enver Sekiraqës gjatë luftës – tregon nëse ishte planifikuar ekzekutimi i tij

Remi flet për ndalimin e Enver Sekiraqës gjatë luftës – tregon nëse ishte planifikuar ekzekutimi i tij

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se UÇK-ja nuk kishte plan për ekzekutimin e Enver Sekiraqës, pavarësisht se ai ishte mbajtur i ndaluar në një qendër ndalese të UÇK-së gjatë luftës.

Remi, në një intervistë për emisionin Pressing të T7, ka thënë se Sekiraqa ka mbajtur dënimin e tij gjatë luftës, por gjithashtu është shprehur se nuk e ka njohur personalisht Sekiraqën.

“Enver Sekiraqës i kanë hip mediat në qafë. Ai asnjëherë se ka dëmtuar UÇK-në. Ai e ka la dënimin, por sot është mirë dhe merret me probleme të veta”, ka deklaruar ai.

Për të parë videon, klikoni këtu: VIDEO

“Nuk i ka interesuar kërkujna për me ardhë me kërku ashtu. Paramendo, Ushtria Çlirimtare e Kosovës me ekzekutu atë”, ka thënë Remi. /Insajderi.com