Remi: Gjykata Speciale produkt i fushatës anti-UÇK

Ish-Komandanti, Rrustem Mustafa ka reaguar në lidhje me Gjykatën Speciale.

Remi: Gjykata Speciale produkt i fushatës anti-UÇK

Ish-komandanti i Zonës Operative në Llap, Rrustem Mustafa ka deklaruar se Gjykata Speciale duhet të bëjë mbylljen e të pavërtetave në lidhje me luftën e UÇK-së.

“Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më subtanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës’, ka shkruar ndër tjerash Mustafa.

Rrustem Mustafa ishte ndër të parët i ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale. /Insajderi.com/

Postimi i plotë

E vërteta që po vjen…
Gjykata Speciale duhet t’mbyllë gjithë ato të pa vërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së, Kombi Shqiptar të marrë përsipër angazhime të reja racionale dhe zhvillimore…
UÇK duke fituar përkrahjen me aleancen e NATO-s, prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë, ato politika i orjentoi nga përëndimi duke u larguar nga blloku bolshevik dhe ai i lindjes…
Periudha pas çlirimit, poashtu karakterizohet me veçantinë e luftës së ashpër të uzinave anti-shqiptare, nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruara në çdo cep të Kosoves.
Sado të paralizuara, ato arritën të ngrejnë kurthe, të prodhojnë propagandë anti UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e cka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me gjak.
Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më subtanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës.
Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bolshevizmit dhe aleatëve të saj, duke fituar e mira mbi të ligë.