Remzi Ejupi: UEFA dhe FIFA i kanë shumë borxhe Kosovës

Remzi Ejupi: UEFA dhe FIFA i kanë shumë borxhe Kosovës

E shtuna e kaluar në kryeqytetin e Kosovës nuk ishte ditë e zakonshme. Prishtina frymonte me futbollin derisa tema kryesore ishte Përfaqësuesja e Kosovës. Nëpër sheshet kryesore të qytetit shiheshin të rinjë e të reja me fanella të Kosovës.

Entuziazmi ishte i madh. Sigurisht se mbizotëronte fanella e Milot Rashicës dhe Arbër Zenelit, të dy të lënduar.

“S’ka lidhje që nuk luan Rashica, Kosova do të fitojë ndaj Çekisë”, thoshte një i ri teksa bisedonte në Sheshin Nënë Tereza me babain e tij. Vlerësimi i djaloshit doli i saktë pasi që Kosova fitoi me shifrat 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, sfidë e cila vlente për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Mirëpo, këto biseda, ky entuziazëm i gjithë popullit të Kosovës ka qenë i mohuar pak vite më parë.

Futbolli i Kosovës doli nga izolimi ndërkombëtar vetëm më 3 maj të vitit 2016 kur u pranua me të drejta të plota si antarë e UEFA-s, më shumë në Insporti.com.