Renato Mekolli thumbon keq Arbanën, ja çfarë tha për recetat e saj 5 minutëshe

Renato Mekolli thumbon keq Arbanën, ja çfarë tha për recetat e saj 5 minutëshe

Kamera e “ThumbON” ka qenë prezente në “Panairin e Librit 2019”, në edicionin e 22, mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Gazetari i ThumbON, Ronaldo Sharka kishte si qëllim ngatërrimin e librave me autorët.

Teksa Ronaldo shkon tek Renato, ngatërron librin e këtij të fundit me Arbanën:

“Si po të ecën libri “Receta për 5 minuta”- e pyet gazetari ndërkohë që Renato ia kthen: “Receta për 5 minuta? Nuk ka libër që të bëhen receta për 5 minuta. Unë 30 minuta dua të futem në kuzhinë”- ia kthen shefi gazetarit. Të ketë qenë një thumb për Arbanën?!