Renato Sanches mposht Hysajn në duel për një çmim

Renato Sanches mposht Hysajn në duel për një çmim

Mesfushori portugez Renato Sanches është shpallur “Lojtari ri i turneut” në UEFA Euro 2016. Çmimi, i cili ishte vetëm për lojtarë të lindur pas 1 janarit 1994, u zgjodh nga një panel emrash të njohur, mes të cilëve Alex Ferguson dhe Alen Gires.

Në garë për këtë çmim ishte edhe futbollisti i kombetares shqiptare, Elseid Hysaj.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për adoleshentin, i cili në katër ndeshjet e para të kombëtares ishte zëvendësues, ndërsa më pas u kthye në një titullar në fazën me eliminim direkt të turneut.

Sançez shënoi golin e tij të parë për kombëtare në sfidën kundër Polonisë, ndërsa hyri në librin e rekordeve në ndeshjen ndaj Francës, duke u bërë lojtari më i ri që luan një finale në moshën 18 vjeç e 328 ditë dhe sigurisht më i riu që e fiton atë. /Insajderi.com