Rëndohet situata në Infektivë, 20 pacientë me Coronavirus në respiratorë

Rëndohet situata në Infektivë, 20 pacientë me Coronavirus në respiratorë

20 pacientë të infektuar me Coronavirus, të cilët janë shtrirë në spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë, duke u trajtuar në respiratorë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga SHSKUK-ja, gjithsej 926 persona janë po trajtohen nëpër spitale në tërë territorin e Kosovës, kurse 448 prej tyre janë të konfirmuar me Covid-19.

Tutje në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se në respiratorë janë 20 pacientë, në CPAP 22 pacientë, ndërsa 390 janë në oksigjenoterapi.

Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 13 vdekje të reja nga virusi Corona, ndërsa janë regjistruar edhe 245 raste të reja pozitive. /Insajderi.com/